Duhet të ishte thjesht argëtim në koncertin e grupit të famshëm britanik Coldplay në Boston, por ai moment u shndërrua në një skandal publik, pasi kamera e transmetimit live kapi një situatë të ndjeshme në ekranin gjigant.
Në qendër të vëmendjes u gjend Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë ‘Astronomer’, i cili u filmua në një moment të afërt dhe të përzemërt me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të kompanisë së tij. Pamjet u transmetuan live për gjithë publikun në koncert – dhe shumë më gjerë në rrjetet sociale.
Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët – sipas mediave amerikane – ndodheshin në shtëpi në atë kohë. Situata u bë edhe më e sikletshme kur vetë vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri një koment me humor para mijëra njerëzve: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.
Fill paskesaj, Byron u përkul i tensionuar, ndërsa Cabot u kthye nga ana tjetër, e turpëruar.

