
Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, muaj e fundit të shtatzanisë është përballur disa herë me aludime se fëmija e saj kishte ardhur në jetë. Për këto Dafina shpehs herë reagonte në rrjete sociale për t’i dhënë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.
Por kësaj here, momenti ka ardhur për të vërtetë.Sipas mediave në Kosovë, Dafina ka lindur një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Sipas tyre, ajo është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, të cilin e kishte pritur me shumë gëzim e dashuri.



