Marina Vjollca ka ndarë më në fund me ndjekësit një moment shumë të veçantë: portretin e vajzës së saj të vogël, Marget. Moderatorja ka postuar në Instagram një foto që ka prekur zemrat e fansave, ku shfaqet pranë të bijës me një stil të ngjashëm dhe buzëqeshje të ëmbël.
Postimi shoqërohej me një përshkrim të shkurtër, por tepër domethënës: Dy gjysmat e të njëjtës zemër, me të njëjtin stil.”
Postimi I rrallë I moderatores vjen pak pasi partneri I saj, reperi i njohur Getoar Selimi, ndau publikisht një rrëfim prekës për betejën e tij me kancerin. Në një intervistë të sinqertë, Getoari pohoi se: “E mbajta të fshehtë për publikun, nuk doja të kërkoja mëshirë.”



