KreuCelebrity

Habit truproja i Messit: Ai më fton shpesh për...

 

Yassine Cheuko, truproja që David Beckham zgjodhi personalisht për të mbrojtur Lionel Messin gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ka ndarë për herë të parë disa detaje të veçanta nga marrëdhënia me yllin argjentinas të Inter Miami. Në një intervistë të fundit, Cheuko theksoi se lidhja mes tyre shkon përtej rolit të një bodyguardi.

“Messi nuk më sheh vetëm si truprojën e tij, por si një mik të ngushtë. Ne flasim, qeshim dhe kemi krijuar një lidhje shumë të sinqertë. Ai më fton shpesh për drekë dhe më trajton me shumë respekt,” tregoi Cheuko. Një nga momentet më të paharrueshme për të ishte kur Messi fitoi Topin e Artë: “Ishim në avion kur ai më tha: ‘Yassine, mbaje ti Topin e Artë’. Në fillim mendova ta vendosja thjesht diku, por kur e mbajta në dorë, Messi iu tha djemve dhe bashkëshortes: ‘Fituesi i Topit të Artë për bodyguard-in më të mirë është Yassine’. Ishte një moment magjik që do ta mbaj mend përgjithmonë.”

Cheuko e konsideron veten pjesë të ngushtë të rrethit të Messit dhe shpjegon se përveç detyrës së mbrojtjes fizike, mundohet ta mbështesë edhe në aspektin psikologjik.

“Messi më ka besim të plotë, dhe kjo për mua është një përgjegjësi e madhe. Përpiqem të jap gjithçka për t’i kushtuar vëmendjen time të plotë. Ai është një person jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i përulur, pavarësisht nga fama dhe sukseset e tij.”