KreuCelebrity

Loredana qenka penduar për lidhjen me Jozin!

Loredana qenka penduar për lidhjen me Jozin!

Loredana komentoi mes të tjerash se fundi përvojën e saj në “Big Brother VIP” dhe gabimet që ka bërë lidhur me Jozin.

Lei Kraja: A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua pse e bëra?

Loredana Brati: 100 herë

Lei Kraja: Më thuaj një rast

Loredana Brati: Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!

Teksa foli edhe për ditëlindjen që organizoi dy muaj më parë, pjesë e së cilës ishin shumë miq e kolegë të ftuar, modelja shprehu zhgënjimin për disa prej tyre.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar vieës dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, tha modelja.