
Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani është vlerësuar gjerësisht nga publiku për mbështetjen që i ofroi këngëtares Parashqevi Simaku në një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Historia e Simakut, e cila vitet e fundit kishte jetuar në një stacion metroje në New York, preku zemrat e shqiptarëve, sidomos pasi Ilirjani ishte një ndër të paktët që ndërhyri për ta ndihmuar të rikthehej në një jetë më të qëndrueshme.
Megjithatë, kjo histori duket se ka lënë edhe një gjurmë tjetër tek Ilirjani. Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, gjatë pushimeve të tij në jug të vendit, ai u shpreh me humor se tashmë të gjithë i flasin vetëm për Parashqevinë. “Ndihem pak xheloz,” tha ai, duke nënkuptuar se historia me këngëtaren ka zënë vend të madh në imazhin e tij publik.
“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.
-
-
Donald Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze!
18 Korrik, 10:01


