
CEO-ja i Astronomer, Andy Byron, u bë viral në një koncert të fundit të Coldplay teksa u kap nga kamerat në krahët e koleges së tij teksa është i martuar me dikë tjetër, por ajo çfarë mori më shumë vëmendje ishte reagimi i tij.
Gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette në Foxboro, Massachusetts, më 16 korrik, grupi përdori një "Kiss Cam" për të treguar çifte në audiencë në ekranin gjigant, por Byron u kap në krahët rreth koleges Kristin Cabot. Sipas disa mediave, Andy është i martuar me Megan Kerrigan Byron, jo me Cabot. Pamjet që u bënë virale treguan Byron duke u përpjekur të shmangte kamerën, ndërsa Cabot, e cila është Shefe e Burimeve Njerëzore në Astronomer, mbulonte fytyrën, gjë që bëri shumë shikues të spekulonin nëse kolegët ishin kapur në një aferë.
Skena, që kishte si synim thjesht të argëtonte publikun, përfundoi duke ekspozuar aksidentalisht një lidhje të mundshme jashtëmartesore, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Këngëtari Chris Martin, pasi e pa situatën në ekranin gjigant, reagoi:
“Shpresoj të mos kemi bërë diçka të keqe.”

Ky moment u bë menjëherë viral në TikTok dhe Instagram, duke ndezur diskutime për etikën e “kiss cam” dhe privatësinë në evente publike. Coldplay vazhdon turneun e tyre botëror “Music of the Spheres”, por ky incident i vogël tregoi se edhe një detaj i thjeshtë mund të krijojë shumë bujë në rrjet.


