
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas dasmës së tij luksoze në Venecia, Itali. Ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi është një akt bujarie ndaj stafit të një hoteli me pesë yje ku qëndroi së bashku me bashkëshorten e tij të sapomartuar, Lauren Sanchez.
Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, Bezos ka lënë një bakshish prej 45 mijë eurosh për stafin e hotelit luksoz, menjëherë pas përfundimit të qëndrimit. Edhe pse vetë miliarderi nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion, lajmi është përhapur me shpejtësi dhe është bërë temë diskutimi në qytetin italian.
Ndërsa për shumicën e njerëzve kjo shumë mund të duket e jashtëzakonshme, ajo përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të kostos së dasmës, e cila sipas raportimeve ka kapur shifrën prej rreth 30 milionë dollarësh. Ceremonia madhështore u zhvillua tre javë më parë dhe ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të verës.

-
Donald Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze!
18 Korrik, 10:01 -


