KreuCelebrity

Elhaida Dani emërohet drejtoreshë artistike e festivalit të 64-të në RTSH.

Një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës pop shqiptare, Elhaida Dani, rikthehet në skenën e festivalit RTSH edhe këtë vit, por jo si konkurrente. Elhaida do të jetë përsëri drejtoresha artistike e Festivalit të 63-të të Këngës Shqiptare që do të mbahet në Radiotelevizionin shqiptar.

Me një video të postuar vetëm pak më parë Elhaida ka qenë ajo që ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj, teksa gjithashtu fton të gjithë artistët që duan të jenë pjesë e këtij festivali që të nisin të shkruajnë tekstet e këngëve të punojnë për projektet muzikore.

"Drejtoresha artistike e festivalit të 64 jam përsëri unë me stafin tim, jam këtu për të dhënë një mesazh për artistët, ata të rinj që janë e ardhmja e tregut muzikor shqiptar, të shkruajnë ...mos e injoroni inspirimin, uluni, shkruani, bëni gjëra me zemër, gjëra shqiptare dhe kur t'i keni gati do i dërgoni në email-in që do jetë gati për pak ditë..."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93)

Elhaida Dani ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur muzikore. Zëri i saj magjik i ka fituar shumë çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2009, Elhaida fitoi talent show-n 'Star Academy' dhe në vitin 2012 fitoi çmimin e parë në Top Fest. Skena e Festivalit të Këngës në RTSH gjithashtu nuk është e panjohur për artisten, ajo mori pjesë në vitin 2011 me këngën 'Mijera Vjet', ku fitoi çmimin 'Melodia më e Mirë', ndërsa në vitin 2014 u shpall fituese e festivalit dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2015 me këngën "I Am Alive". 

Me origjinë nga Shkodra, karriera e artistes kulmoi në vitin 2013 me pjesëmarrjen e saj në 'The Voice of Italy', ku theu të gjitha pritjet dhe u shpall fituese midis dhjetëra zërave më të mirë italianë. Ajo arriti të fitojë zemrat jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të atij italian. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, bashkëpunimi me këngëtarin dhe kompozitorin Riccardo Cocante, i cili ishte mentori i saj në "The Voice of Italy", i hapi Elhaidës dyert e skenës ndërkombëtare.

Elhaida Dani luajti rolin kryesor të Esmeraldës në muzikalin "Notre Dame de Paris", i cili u shfaq në skenën më prestigjioze të botës dhe u vlerësua gjithashtu. Gjatë karrierës së saj muzikore, Elhaida ka publikuar dhjetëra këngë që janë pritur mirë nga publiku.