
Denise Richards, 54 vjeçe, aktore dhe ish-yll i serialit “The Real Housewives of Beverly Hills”, ka ngritur akuza serioze ndaj bashkëshortit të saj, aktorit Aaron Phypers, duke e akuzuar për dhunë të përsëritur në familje gjatë martesës së tyre.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE më 17 korrik 2025, Richards përshkruan një sërë incidentesh tronditëse, që përfshijnë dhunë fizike, kërcënime me vdekje, manipulim dhe sjellje kontrolluese ekstreme. Ajo ka dorëzuar gjithashtu fotografi dhe një kronologji të ngjarjeve që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë gjithë kohës së marrëdhënies me Phypers. Çifti u martua në vitin 2018 dhe janë ndarë së fundmi.

Ndërkohë, Aaron Phypers, 49 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc më 7 korrik, vetëm pak ditë pas incidentit të fundit të pretenduar. Në dokumentet e dorëzuara, ai përmend "dallime të papajtueshme" si arsyen e ndarjes dhe shënon 4 korrikun si datën zyrtare të saj. Ai ka kërkuar gjithashtu mbështetje financiare nga Richards, me të cilën ishte në një lidhje për më shumë se shtatë vjet. Phypers argumentoi se nuk kishte asnjë burim të ardhurash që nga mbyllja e biznesit të tij vitin e kaluar dhe për këtë arsye ishte i varur financiarisht nga gruaja e tij. Ai pretendoi se ajo fitonte më shumë se 250,000 dollarë në muaj nga projektet e saj televizive, bashkëpunimet me markat dhe llogaria e saj OnlyFans.
Nga ana tjetër aktorja tregoi: Gjatë gjithë martesës sonë, Aaron kërcënoi të më vriste mua, veten dhe policinë. Ai kishte të paktën tetë armëve të paregjistruara. Richards përshkruan gjithashtu sjellje kontrolluese dhe abuzive nga ana e ish-burrit të saj, siç është kontrollimi i telefonit të saj celular dhe kompjuterit pa pëlqimin e saj.
Një incident tjetër i përshkruar ndodhi kur Richards po planifikonte një udhëtim pa burrin e saj. Sipas rrëfimit të saj, Phypers u tërbua kur mësoi se nuk do të udhëtonin së bashku.
"Ai më kapi nga mbrapa kokës, nga flokët dhe më përplasi përtokë, duke bërtitur: ‘Nuk do ta anulosh fluturimin tim. Do të vij me ty dhe nuk të besoj,"- tha Richards.
Në deklaratën e saj, aktorja pretendon se këto nuk ishin incidente të izoluara, por përkundrazi përbënin një model agresioni gjatë gjithë jetës së tyre martesore. Deri më sot, Aaron Phypers nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat dhe as nuk është përgjigjur zyrtarisht ndaj dokumenteve të paraqitura nga Richards.


