KreuCelebrity

Problemet financiare të Justin, Hailey Bieber mbushet me puçrra nga stresi!

Problemet financiare të Justin, Hailey Bieber mbushet me puçrra nga

Hailey Bieber foli me sinqeritet mbi ndikimin ka pasur stresi në shëndetin e saj, teksa i shoqi Justin Bieber, përballet me çështje të ndërlikuara financiare.

Problemet financiare të Justin, Hailey Bieber mbushet me puçrra nga

 

Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit një fotografi të fytyrës së saj me shenja të dermatitit perioral, një situatë kjo që sipas modeles, është përkeqësuar për shkak të stresit, mungesës së gjumit dhe ndryshimeve hormonale.

28-vjeçarja tregoi se ndjek një rutinë shumë të thjeshtë për kujdesin ndaj lëkurës, që përfshin produkte të përzgjedhura me kujdes, mes tyre edhe nga linja e saj “Rhode”, e cila së fundmi u shit për 1 miliard dollarë (rreth 910 milionë euro), shkruan DailyMail.