
Jessica Alba duket se po e shijon maksimalisht fazën e re të jetës së saj pas divorcit. Aktorja është fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasionante me aktorin Danny Ramirez, i njohur për rolin e tij në “The Last of Us”.
Pamjet e publikuara nga DeuxMoi tregojnë çiftin në momente afeksioni, teksa përqafoheshin dhe bisedonin ngrohtësisht. Alba shihet madje duke i dhuruar Ramirezit një buqetë të madhe me orkide të bardha - një gjest romantik që s’ka kaluar pa u vënë re.

Ky moment i ëmbël vjen pas disa daljeve publike të dyshes së re, përfshirë një darkë intime në Los Angeles vetëm pak ditë më parë.
Danny Ramirez, i njohur edhe nga “Captain America,” u identifikua si “burri misterioz” që shoqëroi Alban gjatë një rikthimi nga Cancún në fillim të korrikut.
Sipas burimeve për Daily Mail, marrëdhënia mes tyre nuk është zyrtare apo ekskluzive. Jessica Alba, e sapodalë nga një martesë disa vjeçare, thjesht po shijon momentin dhe kërkon të argëtohet.
