KreuCelebrity

Me plis në kokë e shqiponjë, foto nga dasma përrallore e modeles kosovare dhe futbollistit të Interit!

Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard, është martuar fundjavën e kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi. Pas një lidhjeje të gjatë dhe një propozimi romantik gjatë pushimeve verore në bregdetin jugor të Shqipërisë, çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni magjepsëse në Amalfi të Italisë.

Dasma zgjati plot dy ditë në lokalitetin piktoresk të Amalfit, ku gjithçka nisi me një ceremoni të ngrohtë mes miqsh të afërt dhe vijoi me një banket me një atmosferë unike. Muzika dhe vallet shqiptare i dhanë një shpirt të veçantë festës, ku nuk munguan as plisat dhe elementët tradicionalë që e bënë edhe më të veçantë këtë ditë për çiftin.

Me plis në kokë e shqiponjë, foto nga dasma përrallore e

Pamje nga dasma u ndanë në rrjetet sociale nga vetë Kleofina, e cila shpërndau me ndjekësit momente të paharrueshme nga festa, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të çmuar për të dhe Benjaminin.