Moderatorja Roza Lati ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, kjo edhe pas eksperiencës së saj në “BBV3”, për shkak të lidhjes së saj me Xhonatan Islamin. Duket se moderatorja ka bërë një shkëputje nga televizioni për t'ju përkushtuar më shumë familjes dhe lidhjes së saj.
Ditën e sotme Roza ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kua ka treguar për karrierën e saj, punën në televizion dhe se si e percepton ajo faktin që disa vajza të televizionit shesin trupin e tyre.
"Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëhere kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë janë ‘humble’, është puna e tyre."


