KreuCelebrity

Pas skandalit që tronditi rrjetet sociale, bashkëshortja e ish-CEO-së Andy Byron braktis vilën dhe largohet nga qyteti?

 

Megan Kerrigan Byron, bashkëshortja e ish-CEO-së së kompanisë teknologjike "Astronomer", Andy Byron, ka ndërmarrë një hap të papritur pas shpërthimit të një skandali publik që përfshiu burrin e saj.

Ajo është larguar nga rezidenca e tyre luksoze në Northborough, Massachusetts – një vilë me vlerë rreth 2.4 milionë dollarë – dhe është zhvendosur në Kennebunk, Maine. Ky qytet i qetë dhe i izoluar, rreth 170 kilometra larg, u zgjodh me qëllimin për të shmangur vëmendjen e medias dhe të opinionit publik.

Ky vendim i Megan-it erdhi menjëherë pasi një video e Andy Byron-it në një situatë intime me Kristin Cabot – drejtoreshën e burimeve njerëzore në kompaninë "Astronomer" – u bë virale. Pamjet ishin filmuar gjatë një koncerti të grupit Coldplay dhe u transmetuan në ekranin gjigant të skenës, duke u shpërndarë më pas në rrjetet sociale ku morën mbi 125 milionë shikime.

Ndërsa Megan nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, veprimet e saj në rrjetet sociale flasin qartë: ajo ka hequr mbiemrin “Byron” nga profili i saj në Facebook dhe më pas ka çaktivizuar plotësisht llogarinë. Më parë, profili i saj ishte mbushur me foto familjare dhe kujtime nga jeta me dy djemtë që ka me ish-CEO-n.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, Megan aktualisht është e rrethuar nga familja dhe mbështetja e saj më e madhe vjen nga motra, Maura. Ndërkohë, kompania “Astronomer” ka reaguar menjëherë ndaj situatës, duke pranuar dorëheqjen e Andy Byron. Detyrën e drejtuesit të përkohshëm të kompanisë e ka marrë bashkëthemeluesi Pete DeJoy.

Skandali ka ngritur diskutime të shumta në rrjet për etikën në ambientet e punës dhe kufijtë mes jetës personale dhe asaj profesionale, ndërsa historia e Megan Kerrigan Byron mbetet një simbol i forcës përballë tradhtisë dhe ekspozimit publik.