KreuCelebrity

Presidentja Osmani reagon pas koncertit të Armend Rexhepagiqit: Natë magjike, krijimtari që sfidon...

Prishtina u mbush me emocione dhe muzikë të vërtetë natën e 19 korrikut, kur Armend Rexhepagiqi u rikthye në skenë me një koncert madhështor që do të mbahet mend gjatë. Nën titullin simbolik “Dashni e Vjetër”, artisti solli një mbrëmje të mbushur me nostalgji, ritme të paharrueshme dhe dashuri të sinqertë për publikun që e ka ndjekur ndër vite.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas koncertit me një postim në rrjete sociale, ku ka ndarë emocionet e saj për atë mbrëmje. Osmani me familjen e saj ishte ndër të pranishmit në mbrëmjen e veçantë muzikore, po ashtu prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.

Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja.
Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostalgji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)