KreuCelebrity

Tronditje në Palasë: Të shtëna dhe përleshje gjatë koncertit të Yll Limanit

Tronditje në Palasë: Të shtëna dhe përleshje gjatë
Një mbrëmje muzikore që kishte nisur mes festës dhe atmosferës pozitive përfundoi në kaos të vërtetë në orët e para të mëngjesit, gjatë një koncerti në një nga klubet më të frekuentuara në Palasë. Këngëtari i njohur Yll Limani dhe grupi Three Dots ishin në mes të performancës, kur situata u përshkallëzua papritur.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi si një konflikt verbal mes dy grupe djemsh në zonën VIP, por brenda pak minutash, tensionet u kthyen në një përleshje fizike të dhunshme. Në grindje u përdorën gota, shishe dhe sende të forta, ndërkohë që të shtëna armësh dëgjoheshin në sfond, duke shkaktuar panik total dhe një ikje masive nga lokali.

Të pranishmit, në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi, kanë humbur çanta, telefona dhe sende personale, ndërsa stafi i sigurisë nuk arriti të kontrollojë menjëherë situatën.Në momentin e incidentit, Yll Limani ndodhej në skenë dhe ndaloi menjëherë performancën. Këngëtari reagoi më vonë përmes një postimi në rrjete sociale, ku u shpreh:

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”

Tronditje në Palasë: Të shtëna dhe përleshje gjatë
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo ndonjë arrestim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar personat përgjegjës për incidentin.