KreuCelebrity

Armend Rexhepagiqi rikthehet dhe bën histori: Një natë magjike në zemër të Prishtinës

 

Armend Rexhepagiqi rikthehet dhe bën histori: Një natë magjike
Prishtina u mbush me emocione dhe muzikë të vërtetë natën e 19 korrikut, kur Armend Rexhepagiqi u rikthye në skenë me një koncert madhështor që do të mbahet mend gjatë. Nën titullin simbolik “Dashni e Vjetër”, artisti solli një mbrëmje të mbushur me nostalgji, ritme të paharrueshme dhe dashuri të sinqertë për publikun që e ka ndjekur ndër vite.

Koncerti shënoi jo vetëm prezantimin e albumit të ri, por edhe një rikthim triumfues të një prej zërave më të respektuar të muzikës shqiptare. Përveç këngëve të reja, Rexhepagiqi emocionoi publikun edhe me hitet e tij legjendare që kanë lënë gjurmë në zemrat e shqiptarëve.

Kulmi i mbrëmjes erdhi kur Rexhepagiqi, mbi një platformë të ngritur, interpretoi një nga këngët më të dashura të tij, “Shkel”.

Armend Rexhepagiqi rikthehet dhe bën histori: Një natë magjike
Në skenë, artisti zgjodhi të bashkohej me dy këngëtare të dashura për publikun shqiptar: Ronela Hajati dhe Fifi,të cilat i cilësoi si simbol i bashkimit kulturor mes dy vendeve.

Armend Rexhepagiqi rikthehet dhe bën histori: Një natë magjike
Mbrëmja ishte e pasur edhe me pjesëmarrjen e emrave të tjerë të mëdhenj të skenës si: Leonora Jakupi, Vesa Luma, Jehona Sopi, Elvana Gjata.

Armend Rexhepagiqi rikthehet dhe bën histori: Një natë magjike
Veshjet e Armendit u realizuan nga vetë Valdrin Sahiti, një fans dhe mik i artistit, i cili u sigurua që paraqitja skenike të ishte po aq elegante sa muzika.

Në publik u panë personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore të Kosovës, përfshirë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, Ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Për ata që nuk patën mundësi ta ndjekin në Prishtinë, Armend Rexhepagiqi pritet të performojë më 25 korrik në Shkodër, në festivalin “Za Fest”, ku do të vijojë rrugëtimin e tij artistik me të njëjtën forcë dhe dashuri për publikun.