
Pas gati dy dekadash në koma, ndërroi jetë Princi saudit Al-Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur nga mediat si “Princi i Fjetur”.
Në vitin 2005, në moshën 15-vjeçare, ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Londër, që i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe e futi në koma të thellë. Për 20 vite me radhë, ai jetoi vetëm përmes aparaturave mjekësore dhe ventilimit mekanik.
Babai i tij, Princ Khaled bin Talal, nuk pranoi kurrë të heqë dorë nga shpresa dhe refuzoi çdo sugjerim për ndërprerjen e trajtimit. Në vitin 2020, një video prekëse ku Al-Waleed dukej se reagonte me lëvizje të lehta të dorës u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe riktheu shpresën.
Lajmin për ndarjen nga jeta e dha vetë i ati me fjalë të thella në rrjetin social X:
“O shpirt i qetësuar, kthehu te Zoti yt… Me dhimbje të thellë dhe zemra që besojnë në vullnetin e Allahut, njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur.”
Princi ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një spital në Rijad.
