Në epokën e kaosit viral, ku çdo moment mund të shpërthejë në rrjete sociale, një ‘kiss cam’ në një koncert të Coldplay solli një përzierje të pazakontë emocionesh: skandal, tradhti dhe një parashikim nga ‘The Simpsons’.
Të mërkurën, CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, u kapën në një moment intim në ‘kiss cam’ gjatë koncertit. Pamja, e cila u bë virale brenda pak orësh, ndezi një stuhi reagimesh në internet.
Is there anything the Simpsons don’t know!!
— Louisiana_Vigilante (@411Louisiana) July 18, 2025
Tech CEO Andy Byron's SECRET relationship with HR head Kristin Cabot EXPOSED after Coldplay concert & the Internet did its thing ???????? pic.twitter.com/DonSdAjUQs
Përtej surprizës së skenës publike, përdoruesit e rrjeteve sociale shkuan edhe më tej, duke pretenduar se ky moment ishte parashikuar prej vitesh në një episod të serialit legjendar "The Simpsons".


