KreuCelebrity

Ka rënë përsëri në dashuri? Bes Kallaku harron Xhensilën, vajza që i ka vjedhur zemrën është...

 

Tashmë që kanë kaluar muaj nga divorci i tyre, duket se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku kanë vendosur që të vazhdojnë jetën me histori të reja dashurie. Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për Xhensilën dhe një marrëdhënie të mundshme të saj me reperin nga Kosova, Ledri Vula, nuk mbetet pas as aktori. 

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re. Sipas "Vox", miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij flasin për një marrëdhënie të re të aktorit me një vajzë që nuk është pjesë e botës së spektaklit. Por vetë aktori duket se ka zgjedhur që të jetë më hermetik se kurrë më parë dhe është kujdesur që marrëdhënien e tij të re ta mbajë sa më larg syrit të publikut.

Edhe në postimet e tij në rrjetet sociale nuk ka asnjë gjurmë të të dashurës së re. Ndërsa Xhensila nga ana tjetër po aludohet se ka nisur një marrëdhënie të re me reperin Vula, me të cilin ka publikuar 2 bashkëpunime. Edhe pse është "ngacmuar" për të mësuar ndonjë detaj më shumë, edhe Myrtezaj ka zgjedhur heshtjen.

Mesa duket, edhe pse pa njëri-tjetrin, dashurinë e kanë rigjetur.