
Shiloh Jolie-Pitt, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, thuhet se është në një lidhje me balerinën Keoni Rose, sipas burimeve të mediave amerikane.
Të dyja janë parë së fundmi në Studio City, Kaliforni, ku paparacët i kanë fotografuar teksa përqafoheshin brenda një makine. Sipas raportimeve, ato po jetojnë përkohësisht bashkë, duke forcuar edhe më tej spekulimet për lidhjen e tyre romantike. Zërat për një romancë midis Shiloh dhe Keoni nisën të qarkullojnë në fund të majit, kur ato u fotografuan duke bërë pazar së bashku.

Ndërkohë, mediat kanë hedhur dritë edhe mbi reagimin e Angelina Jolie ndaj vendimit të vajzës së saj për të lënë shtëpinë familjare. “Nuk ka asnjë mënyrë që Angelina të ndjehet rehat me këtë situatë. Ajo i do të gjithë fëmijët pranë vetes. Megjithatë, ajo është më e qetë duke ditur që fëmijët e saj janë gjithmonë nën mbikëqyrjen e rojeve të sigurisë.”
Nga ana tjetër, thuhet se Brad Pitt nuk ka kundërshtime për orientimin seksual të vajzës së tij, por është i shqetësuar për rrethin shoqëror të saj. Sipas të njëjtit burim, ai mendon se Shiloh mund të jetë nën ndikime negative dhe pjesërisht fajëson Jolie për këtë.

Prej kohësh Shiloh, në evenimente publike, vishet me veshje meshkujsh sepse ndjehet si një djalë dhe e ëma Jolie asnjëherë se ka fshehur këtë fakt. ipas agjencisë së shtypit francez AFP, ‘Brangelina’, duket se kanë aprovuar hapin e madh të vajzës, për të ju nënshtruar një trajtimi hormonal, i cili ngadalëson procesin biologjik, të Shiloh, për tu bërë një grua.

