Një kushërirë 20-vjeçare e Princit William dhe Princit Harry është gjetur e pajetë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Viktima, e identifikuar si Rosie Roche, u gjet pranë një arme zjarri. Trupi i saj u zbulua nga nëna dhe motra, në një moment kur ajo po përgatitej për pushime me shoqërinë.
Ngjarja tragjike ndodhi më 14 korrik, në banesën familjare në Norton, Wiltshire. Rosie ishte mbesa e vëllait të Princeshës Diana, çka e lidhte atë me familjen mbretërore britanike.
“The Sun” shkruan policia e ‘ka konsideruar vdekjen si jo të dyshimtë dhe nuk kishte përfshirje të palës së tretë’.
Rosie Roche kishte studiuar për Letërsi Angleze në Universitetin e Durham. Njoftimi për ndarjen nga jeta të 20-vjeçares u publikua fillimisht në gazetën “The Times”.
Ndërkohë “Yorkshore Post” shkruante:
“Roche, Rosie Jeanne Burke, vdiq të hënën, më 14 korrik 2025. Vajza e dashur e Hugh dhe Pippa, motra e mrekullueshme e Archie dhe Agatha, mbesa e Derek dhe Rae Long. Funerali do të jetë privat. Një shërbim përkujtimor do të mbahet në një datë të mëvonshme”.
Studentja ishte pasardhëse e Baronëve Fermoy dhe fëmija më i madh i Hugh Burke Roche, 53 vjeç dhe Phillipa Kate Victoria Long. Gjyshi i saj ishte Baroni i 5-të Fermoy, xhaxhai i Princeshës Diana, i cili qëlloi veten për vdekje në vitin 1984.


