
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është shumë pranë një rikthimi befasues në futbollin anglez, ku këtë herë destinacioni mund të jetë Sunderland. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur David Ornstein, Xhaka ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Sunderlandit, pavarësisht interesit të madh nga klube të tjera.
Bisedimet mes Bayer Leverkusen dhe Sunderlandit janë në faza të avancuara, ndërsa mesfushori 32-vjeçar ka arritur tashmë një marrëveshje personale me klubin anglez. Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi Xhaka refuzoi një ofertë konkrete nga klubi saudit Neom SC, me të cilin kishte arritur një akord verbal. Megjithatë, ai dhe familja e tij zgjodhën të mos transferohen në Arabinë Saudite, duke konsideruar se nuk ishte zgjedhja e duhur në këtë fazë të karrierës.
Interes për ish-kapitenin e Arsenalit kanë shfaqur edhe gjigantët italianë Milan dhe Inter, por aktualisht Sunderland duket se ka marrë avantazhin në garën për firmën e tij.
Ndërkohë, trajneri i ri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, ka shprehur hapur dëshirën për ta mbajtur Xhakën në skuadër. Në një deklaratë për gazetën Bild, ai tha: “Nëse do të varej nga unë, Granit duhet të qëndrojë.”
Nëse transferimi realizohet, Xhaka do të bashkohej me një tjetër grup lojtarësh që janë larguar nga Leverkusen drejt Premier League këtë verë, mes tyre edhe Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që tashmë janë pjesë e Liverpoolit. Një rikthim në Angli për Xhakën këtë herë me fanellën e Sunderlandit duket më afër se kurrë.
-
Lamtumirë Danielle Slavik, muzës së paharrueshme të Balenciaga-s!
22 Korrik, 13:39 -
Çfarë i ndodh organizmit tuaj kur anashkaloni drekën?
22 Korrik, 12:51


