
Anne Hathaway, tashmë 42 vjeçe, rikthehet në rolin ikonik të Andrea “Andy” Sachs në vazhdimin shumë të pritur të filmit të suksesshëm të vitit 2006, “The Devil Wears Prada”. Në fotot e para nga xhirimet në rrugët e New York-ut, Hathaway shfaqet si një grua karriere me stil të sofistikuar, e veshur me një kostum me vija të holla dhe telefonin në vesh një transformim i dukshëm nga vajza e re me pulovrën blu që shihnim në filmin e parë.

Filmi, i cili pritet të shfaqet në kinema në muajin maj, ende nuk ka zbuluar detaje rreth ngjarjes, por pamjet e reja sugjerojnë se Andy ka kaluar në një kapitull të ri të jetës së saj, duke u rritur profesionalisht dhe duke fituar terren në industrinë e modës, shkruan Daily Mail. Mendohet se historia mund të jetë pjesërisht e bazuar në romanin “Revenge Wears Prada: The Devil Returns” nga Lauren Weisberger, ku Andy është tashmë e fejuar dhe mban një pozitë të rëndësishme në botën e revistave.
Po ashtu, vëmendje të madhe po tërheq edhe rikthimi i Meryl Streep si Miranda Priestly, e cila pritet të përballet me sfidat e një industrie që ka ndryshuar ndjeshëm.

Një moment i paharrueshëm nga filmi origjinal është kritika e ashpër e Mirandës për pulovrën e kaltër të Andyt, që u kthye në një skenë ikonike. Anne e përkujtoi këtë moment në Instagram me një video ku shfaqet duke u përgatitur me një furçë dhëmbësh elektrike, duke treguar ndryshimet e kohës dhe stilit të jetesës.
Përveç Anne Hathaway dhe Meryl Streep, në film rikthehen edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci, ndërsa aktorë të rinj si Simone Ashley, Lucy Liu dhe Justin Theroux bashkohen me kastin.


