
Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi janë ndaluar nga Policia e Kosovës më ditën e djeshme, më 22 korrik, në kuadër të hetimeve për një incident të ndodhur më 11 korrik, i cili rezultoi me lëndimin e rëndë trupor të Egzon Grajqevcit.
Sipas burimeve të “Sinjalit”, të dy vëllezërit ishin në kërkim që nga dita e ngjarjes, por dje rreth orës 15:00 janë paraqitur vetë në Stacionin Policor në Obiliq. Ata janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës. Dyshohet se incidenti ndodhi pas një përleshjeje fizike, gjatë së cilës viktima pësoi dëmtime serioze.
Pas marrjes në pyetje, Prokuroria ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh për të dy të dyshuarit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim. Burimet bëjnë të ditur se autoritetet po analizojnë të gjitha provat për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.


