
Gjatë koncertit të mbajtur në “Nissan Stadium” në Nashville, mbrëmjen e djeshme më 22 korrik, Coldplay i bëri një nderim prekës legjendës së rock-ut Ozzy Osbourne, vetëm pak orë pasi familja e tij konfirmoi ndarjen nga jeta të tij në moshën 76-vjeçare.
Në shenjë respekti, grupi britanik interpretoi një version të baladës emocionale “Changes” nga Black Sabbath, e publikuar për herë të parë në vitin 1972. Përpara koncertit, një fans postoi në platformën X një video nga provat e zërit, ku dëgjohej Coldplay duke interpretuar këngën, edhe pse nga jashtë stadiumit.
“Ky koncert është i tëri për gjeniun e pabesueshëm, për shpirtin dhe talentin e jashtëzakonshëm që ishte një dhuratë për botën – Ozzy Osbourne,” u shpreh Chris Martin në një video të shpërndarë nga fansat në TikTok. “E gjithë dashuria jonë i shkon familjes së tij.”
Pas interpretimit të këngës, vokalisti 48-vjeçar i grupit shtoi me ndjeshmëri: “Ozzy, të duam, kudo që të jesh.”
-
Alarm për bombë, anulohet koncerti i Noizyt!
23 Korrik, 10:05 -


