Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi në datën 5 korrik u arrestua nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, Noizy akuzohej për disa vepra penale, por u lirua pas disa ditësh.
Mbrëmjen e djeshme Noizy ishte planifikuar të performonte në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, koncerti u anulua në moment të fundit për shkak të një alarmi për një mjet shpërthyes, që më pas rezultoi alarm i rremë. Kjo u lajmëruar edhe në rrjete sociale, ku shpjegohet gjithçka nga faqja zyrtare e instagramit të klubit.



