
Vrasja brutale e Ayşe Tokyaz, një studente 22-vjeçare e infermierisë, ka tronditur Turqinë dhe ka shkaktuar zemërim të gjerë publik për dhunën ndaj grave. Tokyaz u raportua e zhdukur javën e kaluar pasi motra e saj binjake, Israa, humbi kontaktin me të. Mediat raportojnë se trupi i saj u gjet tre ditë më vonë, i copëtuar brenda një valixheje, duke çuar në arrestimin e shtatë personave, përfshirë ish-të dashurin e saj, Cemil Koç, një ish-oficer policie.
Autoritetet thanë se hetimet paraprake zbuluan se Tokyaz kishte pësuar abuzim fizik të vazhdueshëm para vdekjes së saj. Në mbrëmjen e 9 korrikut, ajo thuhet se shkoi në banesën e ish-të dashurit, ku u rrah për vdekje dhe nuk doli më kurrë gjallë.

Çështja mori një kthesë edhe më të errët kur zyrtarët zbuluan se i dyshuari ishte përpjekur t'i ofronte 500,000 lira turke (rreth 15,000 dollarë) një shoferi taksie për ta ndihmuar në fshehjen dhe asgjësimin e trupit. Pamjet e kamerave të sigurisë konfirmuan momentet e fundit të Tokyazit duke hyrë në ndërtesën ku ndodhi krimi. Ndërkohë, ish-i dashuri i saj që është i dyshuari kryesor për ngjarjen, ka deklaruar se: “Ajo ra nga shkallët… dhe vdiq", ndërsa mediat dhe opinioni publik e kanë quajtur të neveritshëm justifikimin e tij. Sipas hetimeve, Koç kishte propozuar martesë, por Ayşe e kishte refuzuar dhe ky besohet të jetë shkaku i këtij akti makabër.
Të arrestuarit mbeten në paraburgim dhe pritet që të akuzohen zyrtarisht ndërsa hetimet vazhdojnë. Ngjarja ka nxitur valë protestash në Stamboll, me pankarta që kërkojnë drejtësi për Ayşen. Organizatat për të drejtat e grave kanë denoncuar për të disatën herë fenomenin e “vrasjeve të heshtura”, ku vajzat vriten nga njerëzit më të afërt, ndërsa shteti hesht.
-
-
Arrestohen Meriton dhe Rinor Mjekiqi, rrahën barbarisht 29-vjeçarin!
23 Korrik, 10:48


