KreuCelebrity

Victoria Beckham zbulon sekretin e lëkurës perfekte! Konsumoni këtë ushqim!

Victoria Beckham ka treguar se çelësi i lëkurës së saj të shndritshme nuk gjendet në një produkt bukurie, por në kuzhinë. Në një intervistë së fundmi, stilistja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” tha se këshilla më e vyer që ka marrë për lëkurën i erdhi nga dermatologu i saj në Los Angeles, Dr. Harold Lancer.

"Kisha probleme me lëkurën dhe ai më këshilloi të haja salmon çdo ditë, në çdo vakt që dëshiroja, por pa e anashkaluar asnjë ditë."  -tha Victoria.

Edhe pse ideja e konsumimit të një ushqimi të njëjtë çdo ditë mund të duket e mërzitshme, Beckham beson se këmbëngulja ia vlen. Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat nxisin prodhimin e kolagjenit,  një proteinë jetike që mban strukturën e lëkurës të fortë dhe elastike. Me kalimin e moshës, nivelet e kolagjenit bien, çka ndikon në shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e tonit të lëkurës. Konsumimi i salmonit ndihmon në ngadalësimin e këtij procesi.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen 150-250 gram salmon 2-3 herë në javë si pjesë e një diete të ekuilibruar. Një porcion i tillë siguron rreth 2.5 gramë omega-3, një sasi shumë më e lartë se doza ditore e nevojshme prej 500 mg.

Omega-3-të nuk janë të dobishme vetëm për lëkurën, ato kontribuojnë edhe në shëndetin e zemrës, trurit dhe sistemit imunitar. Në të njëjtën kohë, kanë efekt anti-inflamator dhe ndihmojnë në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit. Pra, nëse doni një lëkurë të bukur si e Victoria Beckham, ndoshta është koha të shtoni salmonin në menunë tuaj javore.