KreuCelebrity

Qirinj turshi? Selena Gomez habit ndjekësit me tortën e ditëlindjes së saj!

 

Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj të 33-të dje dhe, përveç një mesazhi prekës që ndau me fansat, një detaj i pazakontë në tortën e saj tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dhe i la të habitur.

Në vend që të fokusohej tek urimet për ditëlindje, Selena e shfrytëzoi momentin për të theksuar një çështje të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve.

Më 22 korrik, në ditën e saj të veçantë, ajo i rikujtoi publikut për Fondin e Ndikimit të Rare – një iniciativë që ajo e ka themeluar me synimin për të përmirësuar qasjen në kujdesin për shëndetin mendor tek të rinjtë anembanë botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

 

“Pesë vjet më parë, në ditëlindjen time, ne lançuam Fondin e Ndikimit të Rare me një qëllim të thjeshtë: të ndihmojmë të rinjtë në mbarë botën të ndihen të parë dhe të mbështetur. Shëndeti mendor ka qenë gjithmonë personalisht i rëndësishëm për mua dhe doja të krijoja diçka që do të bënte një ndryshim të qëndrueshëm”, shkroi Selena.


Ajo shtoi se deri më tani, falë donacioneve, fondi ka arritur të ndihmojë më shumë se dy milionë të rinj dhe të mbështesë 30 organizata në të gjithë botën. “Dhe ky është vetëm fillimi”, tha ajo dhe i ftoi të gjithë të bashkohen me iniciativën. “Faleminderit që jeni aty, për njëri-tjetrin dhe për brezin e ardhshëm. Kjo është ajo që do të thotë të kesh një ndikim të rrallë”.

Por, përveç këtij mesazhi, vëmendjen e tërhoqi edhe torta e ditëlindjes që ajo postoi. Konkretisht, torta jeshile në formë zemre nuk tërhoqi komente për shkak të detajit të pazakontë, ku në vend të qirinjve, torta kishte dekorime në formën e turshive.