KreuCelebrity

I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në
Një video virale e kapur gjatë koncertit të Coldplay ka tronditur rrjetin dhe njëkohësisht një nga familjet më të vjetra dhe më të pasura të Bostonit. Në pamjet e shpërndara gjerësisht në internet, Kristin Cabot, gruaja e sipërmarrësit të njohur Andrew Cabot, shihet teksa shkëmben puthje me një burrë tjetër, i cili më vonë u identifikua si një CEO.

Në momentin kur ndodhi skena, Andrew Cabot – drejtues i kompanisë së njohur të pijeve alkoolike Privateer Rum – ndodhej në një udhëtim pune në Japoni. Sipas New York Post, ai ishte jashtë vendit për disa javë dhe u kthye vetëm të shtunën, kur tashmë gjithçka ishte bërë publike. “I gjori Andrew!” – tha një burim pranë familjes, duke shtuar se ai e gjeti veten në mes të një stuhie mediatike.

Kristin dhe Andrew ishin martuar disa vite më parë dhe ndonëse divorci u finalizua në vitin 2022, burime pranë çiftit thonë se nuk kishte asnjë shenjë që të paralajmëronte një ndarje. “Familja tani thotë se kishin probleme prej disa muajsh dhe po diskutonin ndarjen, por kjo bie ndesh me atë që deklaronin vetëm një muaj më parë, kur tregonin sa të dashuruar ishin”, tha burimi anonim.

Vetëm pesë muaj para videos skandaloze, çifti kishte blerë një shtëpi luksoze me vlerë 2.2 milionë dollarë. Andrew Cabot, pasardhës i një familjeje me histori të gjatë në Boston, drejton një kompani që prodhon pije të cilat shiten deri në 100 dollarë për shishe.

Skandali ka hapur debate të shumta në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë protagonistët.