KreuCelebrity

Dua Lipa dhe Callum Turner, pushime romantike në Palermo: Çifti shkëlqen në rrugicat e qytetit

Dua Lipa dhe Callum Turner, pushime romantike në Palermo: Çifti
Dua Lipa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me një seri fotosh të publikuara nga pushimet e saj në Palermo, Itali, ku po kalon momente të veçanta pranë të dashurit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Çifti duket më i afërt dhe më i dashuruar se kurrë, ndërsa eksplorojnë bashkë rrugicat historike dhe atmosferën magjepsëse të qytetit sicilian. Në postimet e saj në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptaro-britanike shfaqet me veshje elegante verore – fustane të bardha me dantella, bizhuteri të arta me motive diellore dhe çanta me detaje tradicionale që pasqyrojnë stilin dhe shijen e saj të rafinuar.

Dua Lipa dhe Callum Turner, pushime romantike në Palermo: Çifti
Në disa prej fotove, Dua dhe Callum shfaqen të buzëqeshur, duke bërë selfie në rrugicat karakteristike të Palermos dhe duke shijuar darka romantike nën ndriçimin e ngrohtë të qytetit mesdhetar.

Në momente më relaksuese, ylli i popit është fotografuar e veshur me bikini të zeza dhe syze dielli, duke pushuar në një jaht luksoz në ujërat e Mesdheut, krah partnerit të saj.

Pushimet e çiftit kanë entuziazmuar ndjekësit e saj, të cilët e kanë përgëzuar për energjinë pozitive dhe stilin unik që e karakterizon.

Dua Lipa dhe Callum Turner, të cilët janë në një lidhje prej disa muajsh, duken më të lumtur se kurrë, duke e shijuar çdo moment të verës së tyre italiane.