KreuCelebrity

Pas skandalit në koncertin e Coldplay, drejtoresha e burimeve njerëzore në “Astronomer” bën veprimin e papritur!

 

Drejtoresha e burimeve njerëzore të kompanisë teknologjike amerikane Astronomer, Kristin Cabot, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shihet duke përqafuar CEO-n e atëhershëm, Andy Byron, gjatë një koncerti të Coldplay.

Pamjet, të cilat u bënë virale në rrjetet sociale, u komentuan edhe nga vokalisti i grupit, Chris Martin, i cili me humor tha: “Ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”. Videoja është shpërndarë gjerësisht, është kthyer në meme dhe është diskutuar në emisione të ndryshme televizive.

Vetëm pak ditë pas publikimit të saj, kompania njoftoi nisjen e një hetimi të brendshëm dhe më pas konfirmoi largimin e Byron nga posti i CEO-s. Në vend të tij është emëruar përkohësisht Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe drejtues i zhvillimit të produkteve.

“Ngjarjet e fundit kanë vendosur kompaninë tonë në qendër të vëmendjes mediatike,” deklaroi DeJoy, duke theksuar se Astronomer mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale.