Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, kurorëzoi dashurinë e saj me Agron Gjeloshin në një ceremoni të mbushur me emocione dhe madhështi ditën e djeshme.. Çifti shkëmbeu betimet në Katedralen “Nënë Tereza”, në një ambient solemn që përfaqësonte një përzierje të bukur mes traditës dhe stilit modern.

Pas ceremonisë, festa vazhdoi në një ambient festiv në zemër të Prishtinës. Hyrja e çiftit në sallë u prit me daulle tradicionale dhe brohoritje të zjarrta nga të ftuarit, duke e kthyer natën në një spektakël të paharrueshëm.

E rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt, Teuta Rugova rrezatonte elegancë me fustanin e saj të bardhë prej dantelle, ndërsa Agron Gjeloshi kishte zgjedhur një kostum klasik të zi, duke reflektuar një hijeshi aristokratike në çdo detaj.

Në mesin e të ftuarve spikasnin emra të njohur të jetës publike, ndër ta edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me praninë e saj i shtoi një rëndësi të veçantë kësaj dite të paharrueshme.
-
Horoskopi ditor, e shtunë 26 korrik 2025
26 Korrik, 10:17 -


