
Fuqia e televizionit është e tillë, që ose të ngre dhe të bën yll, ose të ul dhe të mbyll karrierën në ekran. Nëse ti je i aftë të përcjellësh më të mirën tënde, publiku e dallon dhe e vlerëson. Në formatin “Big Brother VIP” shpesh modeli agresiv, luftarak, stili përça e sundo, ka dominuar më shumë audiencën, (pasi debati, sherri prodhon shikime, komente dhe vëmendje), ndryshe nga Danja Koka modelja e njohur, e cila solli versionin më pozitiv të vajzës në shtëpinë e famshme, që me butësi, argument dhe mirësi mund të fitosh një çmim, që nuk konvertohet në para, por në një dashuri të madhe, që vijon edhe sot pas 3-muajsh nga përfundimi i reality-show-t të famshëm. Danja Koka meriton një duartrokitje për imazhin e vajzës që ofroi, i cili duhet të jetë frymëzues për këdo që aspiron famën. Pak ditë para se të realizonim këtë intervistë për kopertinën e BORDO, Danja prezantoi suksesshëm spektaklin “Yjet e diasporës”, në prime në Top Channel. Një sprovë, që duket se i ka hapur rrugën për të vijuar moderimin, dhe siç tregon ekskluzivisht për revistën, sezoni i ri do ta gjejë me programin e saj. Ambiciet e Danjës janë më shumë se kaq. Mes modelimit, prezantimit vjen edhe një projekt tjetër. Ai i një filmi, ku do ta gjejë Danjën diellore si aktore. Është koha e Danjës. Të korrë, çfarë mbolli! Ne celebrojmë pikërisht suksesin e saj, në këtë numër të BORDO, fotot e të cilës janë frymëzuar pikërisht nga vetë ajo! Shijoni këtë intervistë të thjeshtë dhe shumë të vërtetë, dhe mendoni edhe ju për një çast, sikur të mund të ishit një DANJË!
Ke një marrëdhënie, një miqësi që e vijon prej BBV-së, dhe që mendon se do të vijojë gjatë?
Për momentin kemi vetëm përshëndetje (qesh). I kam lënë brenda të gjitha.
Me kë nga personazhet që ishin në shtëpi nuk do të pije më kafe?
Po sikur s’ka ftesa për kafe… Mbase i ka zënë zilia. Ama hatërmbetje me askënd në fakt.
Çfarë le nga vetja në BBV?
U përpoqa të mos lija asgjë. Siç hyra, dola. Me plot mirësi dhe dritë.
Çfarë more, që do ta mbash gjithmonë me vete?
Mora një mësim, të cilin do ta mbaj mend gjatë. Me këto kohë që po jetojmë, mos lër asgjë që është në interesin tënd të të shpëtojë nga dora.

Sapo ke mbyllur prezantimin e spektaklit “Yjet e diasporës” në prime, në ekranin e Top Channel. Si ishte për ty kjo eksperiencë?
"Ishte një eksperiencë fantastike. Kam patur shumë emocion. Jam e lumtur dhe shumë falënderuese që m’u dha kohë Prime-i. Është një kohë e vyer televizive, ndaj dhe uroj t’i kem shpërblyer jo vetëm ata që ma besuan por edhe shqiptarët, me emocione të mira. "
Cili është komplimenti, vlerësimi më i madh që more, apo ndonjë mesazh i veçantë?
"Kam marrë shumë mesazhe plot ëmbëlsi. Po më të bukurat janë ato ku tregojnë se ti po kryen një funksion motivues. Shumë prej mesazheve shkruajnë se janë falënderues për mirësinë dhe energjinë e mirë ju përcjell. Dhe kur më thonë, “Danja na kishte marrë malli”."
Nëse ke dikë për të falënderuar, cili do të ishte?
"Kam shumë. Motrat e mia, me në krye Aldorën, të madhen, pastaj Ertila që me shumë ëmbëlsi ka postuar momente të miat nga shtëpia, dhe Onën (të voglën), e cila s’ka reshtur së bashku me shoqet e mia modele Alesian, Ergin, Megin, Dorinën, Nevron, duke më sjellë literalisht valixhe plot e përplot me veshje dhe me gjithçka që më duhej.
Falënderoj me gjithë zemër, shokun tim të ngushtë ENDRIT MËRTIRIN, i cili më ka përkrahur çdo ditë, stiluar në çdo Prime, dhe unë e di që është emocionuar për çdo situatë timen, njësoj si unë që isha atje brenda.
Shoqen e ngushtë Ferdën, që ka bërë ‘fight-back’ çdo komenti negativ në Instagram. Redin, i cili nuk ka fjetur derisa të më zinte gjumi mua.
Kristinën që më bëri ftesën dhe shokun tim të mirë shumë Henri Gjatën, i cili më shtyu të marr pjesë këtë vit në Big.
Shkurt: Faleminderit që nuk më latë vetëm! "
-
Argjira Spanca largohet nga Top Channel, zbulon arsyen!
28 Korrik, 10:34 -


