KreuCelebrity

Programi "Miqtë e pasdites" përfundon këtë sezon, Beniada Nishani falenderim të veçantë për autoren Ilda Lumani!

Energji pozitive, larmi temash, argëtim dhe informacion në një format dinamik, sigurisht dhe mikpritës, "Miqtë e Pasdites" emisioni në ekranin e "RTSH", nën moderimin e Beniada Nishanit dhe autorësinë e Ilda Lumanit ka mbyllur tashmë një sezon të suksesshëm.

Të ftuar të veçantë nga fusha të ndryshme, si arti, kultura, sporti, kulinaria dhe teknologjia me tema e nxehta dhe aktuale me intervista frymëzuese dhe çaste argëtuese kanë qenë pjesë e këtij sezoni.

Nën moderimin e Beniada Nishanit, "Miqtë e Pasdites" ishte në ftesë për të kaluar pasditen në një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe plot jetë për shikuesit e të gjitha moshave. Beniada ka falenderuar në mënyrë të veçantë autoren e emisionit, Ilda Lumanin për mundësinë e kësaj eksperience të mrekullueshme për të dhe për çdo këshillë dhe mësim që ka marrë prej saj. Moderatorja ka publikuar një foto në Instastory, fotoja e parë nga ku nisi gjithçka.

"Dua të falenderoj nga zemra një person të veçantë që më zgjodhi për të qenë pjesë e kësaj eksperience të mrekullueshme. Kjo është fotoja me të cilën nisi gjithçka dhe do ta mbaj gjithmonë me vete këtë rrugëtim, këshillat dhe mësimet e bukura që më ka dhënë. Faleminderit që besove te unë"

Programi "Miqtë e pasdites" përfundon këtë sezon,

Programi ka sjell për shikuesit histori të frymëzuara nga përditshmëria: nga suksesi i të rinjve, tek promovimi i artit, librave, modës dhe eventeve të rëndësishme që gjallërojnë jetën kulturore dhe sociale. Gjithashtu ky program ishte një reflektim i realitetit urban shqiptar, i treguar përmes intervistave në studio, reportazheve nga ngjarjet më të rëndësishme dhe bisedave të përzemërta me personazhe të veçantë. Një rrëfim i gjallë dhe shumëngjyrësh i jetës së qytetit dhe të pasionit njerëzor për të bukurën.