
Reperi i njohur Don Xhoni ka ndezur sërish rrjetet sociale, pas një reagimi të shkurtër por të goditur në InstaStory, në mes të polemikave që kanë shpërthyer rreth emrit të tij dhe këngëtares Loredana Brati. Shkak për këtë zhurmë u bë një deklaratë e këngëtarit Joz Marku, ish-partneri i Loredanës, i cili në një intervistë u shpreh se ajo “po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm dhe bën gjeste aspak të hijshme”.
Një pjesë e ndjekësve e kanë interpretuar këtë si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit, meqë në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë prej javësh spekulime për një lidhje mes reperit nga Drenica dhe Loredanës.
Në vend që të qëndronte i heshtur, Don Xhoni reagoi me një postim enigmatik:
“Na ishte se ç’na ishte”, një frazë që u përfol gjerësisht si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Jozit, por edhe si një sinjal se ai e ka lënë pas të shkuarën.
Nuk mungoi as reagimi i Loredanës. Ajo publikoi një foto me gazetarin Eraldo Rexho dhe e shoqëroi me përshkrimin ironik:
“Shoqëria e keqe”, duke përdorur një emoji që qesh – një koment që duket se tall hapur pohimin e ish-it të saj.
A po konfirmohet një lidhje e re?
Zërat për një afërsi mes Don Xhonit dhe Loredanës nisën disa javë më parë, kur ajo postoi foto nga pushimet dhe ai komentoi me një emoji zemre. Ajo iu përgjigj me një emoji kurorë mbreti – një shkëmbim që ndezi rrjetin dhe spekulimet për një romancë mes tyre. Prej asaj kohe, fansat janë në pritje të një konfirmimi të qartë, por detajet e fundit flasin vetë.
Sipas burimeve pranë tyre, Don Xhoni është në një lidhje me një modele që ka lënë Italinë për të ndërtuar karrierë në Shqipëri – dhe gjithçka duket se është bërë publike me këtë ‘valë thumbash’ në rrjet.
Nga ana tjetër, Loredana së fundmi është shprehur se është ende e lënduar nga ndarja me Jozin, por sinjalet e fundit tregojnë se ka lënë të kaluarën pas – dhe një histori e re duket në horizont.
