
Supermodelja e njohur Heidi Klum po dëshmon se mosha nuk është një kufizim për të qenë vetvetja, për të shfaqur seksualitetin dhe për të jetuar lirshëm në lëkurën e saj.
Në një intervistë për revistën People, Klum foli me sinqeritet për marrëdhënien me trupin, karrierën dhe për mënyrën si perceptohet bukuria pas të 50-ave.
“Për mua, të qenit më e vjetër nuk ka rëndësi. Nuk kam turp për moshën apo trupin tim. Besoj se të gjithë duhet të bëjnë atë që duan,”tha ajo, duke theksuar se vazhdon të pozojë me vetëbesim ashtu si në fillimet e karrierës së saj në vitet ’90.
“Mos u fshihni në të 50-at. Jemi ende në raft.”
Një mesazh i veçantë i modeles ishte i drejtuar për gratë që kanë kaluar të 50-at, duke u bërë thirrje të mos ndihen të “dalë jashtë përdorimit”.
“Keqkuptimi më i madh është se je jashtë raftit. Nuk është e vërtetë. Jemi ende aty që të gjithë ta shohin. Mos u fshihni në të 50-at,” u shpreh ajo me vendosmëri. “Bukuria ndryshon vazhdimisht dhe unë jam këtu për ta përqafuar ndryshimin.”
Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj si një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, ish-engjëlli i Victoria’s Secret rikujtoi se ka bërë foto me të brendshme dhe nudo që nga viti 1992, kohë kur nuk kishte rrjete sociale.
“Në 15 vitet e fundit kam parë të tjerë të bëjnë atë që kam bërë unë për 30 vjet. Thjesht, tani nuk i shfaqin më në revista, por në Instagram. Është e njëjta gjë,” u shpreh Klum.
Një nga momentet që solli diskutime publike ishte pjesëmarrja e saj në një fushatë të brendshmesh me vajzën 21-vjeçare, Leni Klum. Pavarësisht reagimeve dhe kritikave, që çuan në çaktivizimin e komenteve në rrjetet sociale, Klum e mbrojti zgjedhjen me krenari.
“Shumë thonë: ‘Nuk njoh asnjë nënë dhe bijë që e bëjnë këtë së bashku’. Por ne? Jam krenare për vajzën time. Dhe ajo është dakord me mua kështu,” deklaroi modelja.
Heidi Klum njihet për qasjen e saj të hapur dhe pa komplekse ndaj trupit të njeriut. Ajo tregoi se edhe në përditshmëri është gjithmonë vetvetja.
“Kur bëj banjë dielli në oborr, mund të mos vesh pjesën e sipërme të rrobave të banjës. Jam evropiane. Fëmijët e mi nuk më njohin ndryshe. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ndihen më rehat me trupat e tyre,” shtoi ajo.
