
Victoria dhe David Beckham po shijojnë pushimet verore në Saint-Tropez, ku së fundmi u janë bashkuar djali i tyre Cruz, 20 vjeç, dhe e dashura e tij Jackie Apostel, në bordin e jahtit të tyre luksoz me vlerë 16 milionë paund (rreth 18.9 milionë euro). Çifti po i kalon këto ditë relaksuese në brigjet franceze në shoqërinë e ngushtë të aktores Eva Longoria dhe bashkëshortit të saj, Jose Baston.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është mungesa e Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.

Ndërkohë, Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, po kalojnë pushimet në një jaht tjetër, shumë më i madh dhe me vlerë rreth 85 milionë paund (afërsisht 100.3 milionë euro), duke shmangur aktivitetet familjare përfshirë edhe festimet e 50-vjetorit të Davidit. Kjo ka nxitur spekulime për tensione të mundshme brenda familjes Beckham. Fansat kanë vënë re edhe disa sinjale në rrjetet sociale: Victoria ka pëlqyer disa postime të Brooklynit, por asnjë që përfshin nusen e tij, ndërkohë që çifti nuk ka ndërvepruar me postimet e saj. Për më tepër, ata nuk ndjekin më Cruz-in dhe Romeon në Instagram, dhe thuhet se vëllezërit i kanë bllokuar.

Sipas burimeve për MailOnline, tensionet mes familjes Beckham dhe çiftit Brooklyn–Nicola janë përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve dhe mungesës së komunikimit, çka ka shtuar shqetësimet për një distancim gjithnjë e më të madh të Brooklyn nga pjesa tjetër e familjes.
Megjithatë, familja Beckham duket e vendosur të ruajë unitetin, duke shijuar pushimet në Saint-Tropez në shoqërinë e miqve të afërt, pavarësisht zërave që flasin për përçarje.
-
Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i Iron Maiden!
30 Korrik, 13:38 -


