
"Resort Aragosta" ka festuar 30 vjetorin, 3 dekada nga ajo ëndrra e vogël që tashmë është bërë një realitet për qytetin e Durrësit dhe për Shqipërinë. Një resort ku restoranti, plazhi, moli, hoteli janë paketa më e mirë që kënaq çdo njeri që vjen tek Aragosta. Gjithçka nisi si një iniciativë për një mundësi më shumë, për të ofruar një shërbim, një eksperiencë, një nevojë për kohën.



Ngjan sikur Aragosta ka qenë aty përgjithmonë, brigjeve të Adriatit, me një pamje madhështore që sheh përtej detit! Vit pas viti, ata që kanë drekuar qoftë edhe një herë në resortin Aragosta, kanë sesi aty çdo gjë është transformuar, jo vetëm arkitektura, por edhe shija e pjatave me aromë deti, por jo vetëm, e cila është bërë edhe më e rafinuar. Kjo vit resor më i famshëm i qytetit të kremton 30 vjetorin, një vit i cili sjell ju për Durrësin besnikë shumë risi.


Eduard Xhepa, sipërmarrësit i "Resort Aragosta" ka treguar në një intervistë ekskluzive për BORDO sesi biznesi i tij, i cili nisi 3 dekada më parë me dëshirën e mirë, u kthye në një vend ikonik në qytet, jo vetëm për restorantin, hotelin, eventet, por edhe plazhin.
Urime për eventin e sotëm dhe urime për 30-vjetorin e Aragostës. Çfarë shënon pikërisht kjo ditë për ju?
"Kjo ditë për mua është një ditë e veçantë dhe kam disa muaj që mendoj për ta bërë këtë event. Ajo që kam menduar është për të parë si është Aragosta pas 30 viteve. Ky është një rrugëtim i gjatë, kuptohet një biznes familjar. Është filluar nga hiçi. Është bërë një lokal i vogël, pastaj ai lokali o vogël është zgjeruar. Pastaj është marrë një leje zhhillimore për t’u bërë një restorant më i madh me strukturë betoni dhe druri. Pastaj është bërë hoteli. Ka ecur me një kronologji dhe histori fantastike që unë sot mund t’i çdo njeriu pa marrë parasysh moshën, çdo gjë me punë arrihet. Kjo për mua është kënaqësia më e madhe, që unë pas 30 viteve gëzoj një pronë, e cila është konsoliduar në të gjithë gjërat e veta. Si në restonacion, si në hoteleri, si në bare, në lounge, në plazh, si në aktivitetin detar që së fundi janë çertifikuar me operatorin turistik detar që është një diçka që plotëson gjithë kornizën e gjësë. Pozicionimi i Aragostës që është dhe në qendër të Durrësit dhe shumë pranë gjithë siteve muzeale dhe arkeologjike, ja rrit akoma më shumë vlerat. Ajo që dua të them është që çdo gjë me punë arrihet. Aragosta është një punë e madhe e familjes time."
Çfarë plani keni më tej për këtë sipërmarrje?
"Unë dua tani që këtë sipërmarrje ta konsolidoj sa më shumë, që kjo të funksionoj sa më mirë dhe të ketë gjithë elementët e saj. Prespektiva tani është për të zhvilluar aktivitetin në guida turistike, për të bërë paketa të ndryshme turistike. Por ajo që është më e rëndësishme është që të kemi një shërbim me standarte sa më të larta sa më cilësore, ajo është shumë e rëndësishme për Aragostën dhe për Shqipërinë."
Përgatiti: Libera Resulaj
Shira dhe ulje të temperaturave në mbarë vendin!
3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!
Si t’i mbani flokët të shëndetshëm gjatë verës!
