KreuCelebrity

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i Iron Maiden!

 

 

Këngëtari kryesor i parë i grupit legjendar Iron Maiden, Paul Mario Day, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më 29 korrik nga grupi i tij i fundit muzikor, More, përmes rrjeteve sociale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik. Në një postim në Instagram, grupi More shprehu dhimbjen për humbjen e artistit, duke e përshkruar atë si një pjesë të rëndësishme të valës së re të heavy metal-it britanik.

“Jemi thellësisht të trishtuar të mësojmë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të madh të More, Paul Mario Day. Ai ishte pjesë e valës së re të heavy metal britanik, duke nisur që nga koha e tij me një version të hershëm të Iron Maiden dhe performanca e tij fantastike në albumin ‘Warhead’.”

Paul Mario Day ishte një figurë e dashur në skenën britanike të rock-ut, i njohur për koncertet legjendare ku performoi, përfshirë “Monsters of Rock” në Castle Donington në vitin 1981, ku u ndanë skena me emra si AC/DC, Whitesnake, David Coverdale, si dhe turnetë me Iron Maiden, Def Leppard dhe artistë të tjerë të njohur.