
Fansat e Demi Moore janë habitur kur kanë zbuluar se emri i saj i lindjes është Demi Gene Guynes dhe se ajo është rritur në Roswell, New Mexico – qyteti i njohur për incidentin e famshëm me UFO në vitin 1947.
Ajo mori mbiemrin Moore pas martesës me muzikantin Freddy Moore në vitin 1979. Aktorja e njohur, e cila së fundmi ka tërhequr sërish vëmendjen me një rol të nominuar për Oscar në filmin The Substance, ka pasur një fëmijëri të vështirë, shkruan DailyMail. Në moshën 13-vjeçare, Demi zbuloi se Dan Guynes – burri që e kishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik. Babai i saj i vërtetë, një pilot i Forcave Ajrore, kishte braktisur nënën e saj përpara se ajo të lindte.
Karrierën e saj e nisi si modele dhe aktore në West Hollywood që në adoleshencë. Roli në telenovelën General Hospital shënoi fillimin e suksesit të saj në ekran. Demi kujton se ishte “e tmerruar” kur hyri për herë të parë në botën e televizionit, por e kuptoi shpejt se aktrimi mund të bëhej mënyra e saj e jetesës – një pasion që e kishte ndjerë që në fëmijëri.
Sot, pas dekadash në industrinë e filmit, Moore thotë se ndihet më e lirë dhe e pranuar se kurrë më parë. “Është vendi më i çliruar ku kam qenë ndonjëherë,” ka deklaruar ajo së fundmi.
-
-
Horoskopi ditor, e mërkurë 30 korrik 2025
30 Korrik, 09:26


