KreuCelebrity

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial!

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në një takim zyrtar yllin ndërkombëtar të muzikës, Dua Lipa. Me këtë rast, presidentja Osmani i ka dhënë asaj shtetësinë e Kosovës përmes një dekreti presidencial.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

“Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit"

 

 

Teksa ka shprehur edhe mirënjohje të pafund ndaj Lipës: 

“Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”.