KreuCelebrity

E do jetën në Dubai, Lindsay Lohan habit me arsyen!

 

 

Ylli i filmit Freaky Friday, Lindsay Lohan, ka treguar në emisionin “Live with Kelly and Mark” se një nga arsyet kryesore pse preferon të jetojë në Dubai është privatësia që gëzon atje – diçka që mungon në Hollywood.

“Është shumë larg Hollywood-it dhe jetoj një jetë krejt normale,” u shpreh ajo. “Nuk më duhet të shqetësohem për paparacë apo për dikë që i bën foto djalit tim kur dalim për të ngrënë. Ndihem shumë e sigurt.”

Kur moderatorja Kelly Ripa e pyeti nëse në Dubai ka fotografë që ndjekin të famshmit, Lohan sqaroi: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund t’i bësh foto dikujt në publik pa lejen e tij – është një ndryshim i madh nga këtu.”

“Është e pabesueshme,” reagoi Ripa.

Lohan është zhvendosur në Dubai që nga viti 2014. Pikërisht atje njohu partnerin e saj të ardhshëm, Bader Shammas. Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2020 dhe u martuan në 2022. Ata u bënë prindër të një djali, Luai, tashmë 2 vjeç.