
Është koha t’i themi lamtumirë Carrie Bradshaw.
Seriali “And Just Like That”, vazhdimi i “Sex and the City”, do të mbarojë pas sezonit të tretë.
Këtë e ka bërë të ditur krijuesi i serialit, Michael Patrick King.
Ai tha se, ndërsa po shkruante episodin e fundit, mendoi se ky ishte momenti i duhur për ta mbyllur historinë. Ai falënderoi të gjithë shikuesit që kanë ndjekur serialin dhe e kanë dashur atë për kaq shumë vite.
