KreuCelebrity

"Deri vitin vjetër...", mesazhi i Dua Lipës pas natës së fundit të "Sunny Hill"!

 

"Sunny Hill Festival" ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Ylli me famë botërore, Dua Lipa, elektrizoi publikun shqiptar me një performancë spektakolare.

Artistja ka ndarë në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, disa momente nga festivali, duke shprehur emocionet dhe përjetimet nga ky event. Në përfundim të edicionit të sivjetëm, Dua shprehu mirënjohjen e saj të thellë për gjithë mbështetjen që ka marrë.

Në një postim të gjatë, ajo falënderoi familjen, ekipin organizator, artistët pjesëmarrës dhe mbi të gjitha fansat, të cilët e kthyen këtë edicion në një kujtim të paharrueshëm.

"Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.

Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.

Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…", shkruan Dua.