
Naomi Campbell ka dëshmuar edhe një herë se mosha është vetëm një numër, duke tërhequr gjithë vëmendjen gjatë një dite të bukur plazhi në Ibiza këtë fundjavë. Supermodelja 55-vjeçare shfaqej e relaksuar dhe e mbushur me vetëbesim, e veshur me bikini të kuqe, duke shijuar rrezet e diellit të Mesdheut dhe ujin e kristaltë.

Me hapin e saj elegant buzë detit dhe një zhytje të lehtë në det, Naomi e tregoi sërish pse mbetet një nga ikonat më të mëdha të modës dhe pasarelave.

Edhe kur nuk është në skenën e modës, ajo vazhdon të frymëzojë me elegancën dhe trupin e saj të jashtëzakonshëm. Paraqitja e saj në brigjet e Ibizës konfirmon se Campbell është ende një nga figurat më të fuqishme dhe të dashura të industrisë së modës.
Përgatiti: Libera Resulaj
