
Në vitin 2017, një kuzhinier me syze të errëta i quajtur Nusret, mori vëmendjen e gjithë botës, pas disa lëvizjeve teatrale që bënte me kripën.
Videoja e tij u bë virale, dhe brenda pak muajsh, ai ishte kthyer në një fenomen global.
Hapi restorante luksoze në qytetet më të mëdha.
Çmimet ishin të çmendura - biftekë me vlerë deri në 2,000 dollarë. Njerëzit nuk paguanin për ushqimin, por për shfaqjen.
Fytyra e tij ishte kudo. Të famshëm, sportistë, madje edhe politikanë, donin vetëm një foto me të.
Por pasuria dhe fama sollën edhe polemika.
Stafi e akuzoi për abuzime dhe për mbajtjen e bakshisheve. Në vend që të reagonte me transparencë, ai i pushoi të gjithë, në heshtje.
Më pas, klientët nisën të flisnin:
“Atmosfera është e bukur, por ushqimi nuk ia vlen.” Imazhi nisi të zbehej.
Në vitin 2022, pas finales së Kupës së Botës, ai doli në fushë dhe ndërpreu festën e lojtarëve – duke ndërhyrë në momentin e tyre.
Madje edhe Messi mbeti i habitur. Publiku e quajti të papërmbajtur.
Pak më vonë, atij nuk u lejua të hynte në një festë pas finales së Champions League. Ai nuk kishte ftesë dhe siguria e përzuri.
Sot, restorantet që dikur ishin të tejmbushura, mezi mbushin disa tavolina.
Dikur shiste biftekë për mijëra dollarë. Tani njerëzit s’e vlerësojnë as për 50. Nga kulmi i famës, në rënie të lirë.
