
Ndërkohë që bota është gjithnjë e më e zhurmshme, disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it po përqafojnë një stil jetese të quajtur “Slow Life” – një filozofi që promovon ngadalësimin e ritmit, fokusin në gjërat esenciale dhe largimin nga presioni i vazhdueshëm për të bërë më shumë.
Selena Gomez ka folur shpesh për rëndësinë e ditëve të qeta pa rrjete sociale, ndërsa Emma Watson është një tjetër zë i fuqishëm që promovon kohën për reflektim, lexim dhe lidhje më të thella me natyrën dhe njerëzit përreth.
Ky stil jetese përfshin:
– Më shumë kohë në natyrë
– Konsum më i vetëdijshëm
– Pushime pa teknologji
– Të mos “mbushet dita me detyra” vetëm për t’u ndjerë produktiv
“Slow life nuk është dembeli, por një zgjedhje për të jetuar më mirë, jo më shpejt,” ka thënë Watson në një intervistë për Vogue.
Në një kohë kur ritmi i jetës moderne shpesh shkatërron balancën e brendshme, këto yje po tregojnë se ngadalësimi mund të jetë luksin më i madh i kohës sonë.
